E ftuar Lara Colturi 18 vjeç, një skiatore me origjinë italiane por që garon për Shqipërinë; fituese e disa çmimeve, ku ndër më të rëndësishmit, është trofeu i Kupës së Skive Alpine FIS 2022 në Amerikën e Jugut.
--------
28:35
Ustai britanik në Tiranë
I ftuar Karl Roberts, ish menaxher i përgjithshëm i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) për Shqipërinë dhe Greqinë. Ka afro 10 vjet që jeton në Shqipëri, prej vitit 2015. Pasi mbylli kontratën me TAP vendosi ta ndajë jetën e tij mes Anglisë dhe Shqipërisë. Ka blerë një apartament këtu në Tiranë, ku jeton me bashkëshorten e tij, dhe në Angli shkon vetëm për festat dhe për pushime, për të takuar familjarë dhe të afërm të tjerë atje.
--------
35:24
Kurrë më në emigracion
Të ftuar Etleva Sulovari dhe djali i saj Aldo, të cilët janë kthyer nga emigrimi në Itali pas afro 20 vitesh jetesë atje, dhe kanë hapur në Tiranë një pastiçeri të quajtur PLAZ’ORO që bën brioshët më të mirë në Shqipëri. Bashkë me ta punon dhe babai Lulëzimi dhe motra Kiara.
--------
27:26
Rikthim në Qelizë
Të ftuar çifti i bashkëshortëve, Sonila dhe Klevis, që pas 24 vitesh punë dhe jetesë në Kanada kanë vendosur të kthehen në Shqipëri së bashku me 4 fëmijët e tyre. Ndërkohë që jetën atje e kishin të kompletuar. Malli për vendlindjen, për prindërit, miqtë, dëshira e fëmijëve të cilët e pëlqenin shumë Shqipërinë sa herë vinin me pushime, janë arsyeja pse i ktheu këtu. Tashmë prej pak muajsh janë vendosur në Tiranë ku kanë investuar në profesionin e tyre, duke hapur një klinikë mjekësore, me protokolle të veçanta të shëndetit dhe mirëqenies, nisur nga përvoja e tyre në Kanada.
--------
58:20
Çifti nga qyteti
Fatmir dhe Fiona Aliko, dy të rinj të sapomartuar bashkë me djalin e tyre 1-vjeç e gjysmë kanë zgjedhur të lënë jetën dhe profesionin në Tiranë, për të investuar në fshatin e tyre të lindjes Zhulat, me lokacion mes Gjirokastrës dhe brigjeve të Jonit